Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri feston sot, ditëlindjen e 32-të. Me këtë rast, ish-klubi i tij, Liverpooli e ka uruar me një foto të trofeut të Champions League.
“Urimet më të mira për Xherdan Shaqiri”, ka shkruar klubi anglez.
Shaqiri ka bërë karrierë në shumë klube evropiane si në Bayern Munich, ku fitoi tripletën, teksa ishte pjesë edhe e Interit dhe Lyonit.
Tani, futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane po luan në Major League Soccer me skuadrën e Chicago Fire./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram