Ushtria izraelite pretendon se ka rimarrë kontrollin e kufirit të Gazës pas infiltrimit të Hamasit.
Zëdhënësi i kundëradmiralit Daniel Hagari tha se trupat ishin në “kontroll të plotë” të komuniteteve rreth Gazës dhe në “gatishmëri të lartë” pranë kufirit verior, shkruan Sky News.
Forca shtesë, me tanke dhe automjete të tjera ushtarake, janë dërguar në zonë, ndërsa Izraeli rrit përforcime në jug të vendit./abcnews.al