Jadon Sancho duket se i ka ditët e numëruara në Manchester United pasi pa keqkuptime të shumta me trajnerin e tij, Ten Hag.
Anësori anglez ka refuzuar disa herë t’i kërkojë falje trajnerit pas dy momenteve të përjetuara personale mes tyre. Gjithçka tashmë të drejton drejt lamtumirës, madje që në janar, ku i cili është gjithashtu i përjashtuar nga skuadra e para prej disa kohësh.
Sipas “The Sun”, Juventus është tërhequr nga problemet e krijuara në klub mes Sancho dhe Ten Hag, kështu që po mendon të provojë në janar transferimin e sulmuesit anësor në formën e huazimit fillimisht./h.ll/abcnews/al