Apeli refuzon ekstradimin drejt Hagës, lirohet ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

schedule10:51 - 10 Tetor, 2023

schedule 10:51 - 10 Tetor, 2023

Giykata e Apelit ka liruar nga qelia Dritan Goxhaj, të arrestuar për llogari të Prokurorisë Speciale të Kosoves. Goxhaj akuzohej për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedures penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Por gjyqtari i apelit Gerti Shala ka  rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë duke rrefuzar edhe kërkesën për ekstradimin të  ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.

Në seancën e së martës, avokatët mbrojtës  kundërshtuan ekstradimin, me argumentin se prokuroria speciale ka kryer disa shkelje në urdhër arrestin e fimos për Goxhajn. Sipas palës mbrojtëse mungon një kërkesë ekstradimi nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, si dhe faktin që Goxhaj, do të duhet të depërtohet më pas në Holandë, shtet me të cilin Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Po kështu publikimi në rrjetet sociale I emrave të disa personave kushdo qofshin ata nuk përbën vepër penale por edhe fakti që gjykata speciale në Hagë ka karakter politik. Goxhaj, u arrestua ne Korrik të këtij viti, pas akuzave nga Prokuroria Speciale se me anë të një postimi në rrjetet sociale dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur për dëshmitarët, duke publikuar emrat dhe adresat e banimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!