3 shqiptarë, dy burra dhe një grua, u vunë në pranga në Spanjë, pasi policia zbuloi një laborator për kultivimin e drogës.
Aksioni i policisë u krye në një vilë në periferi të Valencias, ku u gjetën dhe u sekuestruan 840 bimë marijuanë dhe 1040 kubikë të bimës narkotike, gati për kultivim, si dhe pajisje e aparatura të tjera për të mundësuar kultivimin e drogës.
Policia kreu kontroll në vilen e përshtatur në laborator për bimë narkotike, pas informacioneve që kishte marrë për dyshimet se aty kultivohej marijuana./ABC News Albania 24/7