Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nuk do të ofrojë detaje në lidhje me llojin e armatimit dhe mbështetjen e mbrojtjes që po i dërgon Izraelit.
Por një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha të hënën se ata “po punojnë për të vlerësuar se çfarë municionesh gjenden në inventarin e SHBA-së që mund të vihen shpejt në dispozicion të Izraelit”.
Ai tha se avioni tashmë ishte nisur me municione dhe shtoi se Pentagoni është në kontakt të vazhdueshëm me homologët në Izrael.
I pyetur nëse SHBA-ja është e shqetësuar nëse ata kanë përdorur municione në mbështetje të Ukrainës, zyrtari tha se ata janë në gjendje të mbështesin forcat e armatosura atje, si dhe Izraelin.