Padyshim përballja e së enjtes mbrëma, mes “legjionarëve” tanë dhe përfaqësueses së Republikës Çeke është padyshim një nga më decizivet për kualifikimin e Kombëtares sonë, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.
Këtë të hënë, UEFA ka përcaktuar dhe arbitrin kryesor e kësaj përballjeje, me “organin” më të lartë të futbollit, në Evropë, që ia ka besuar gjykimin, holandezit 40-vjeçar, Danny Makkelie, ndërsa asistentë të këtij të fundit do të jenë bashkëkombësit Hessel Steegstra dhe Jan De Vries, teksa edhe gjyqtari i katërt është holandezi Alex Bos.
Ndërkaq, kujtojmë se Mekkiele ka arbitruar dhe më herët përballjet e Kombëtares sonë, teksa ka qenë gjyqtar i katër në sfidën e marsit 2013, mes Norvegjisë e Shqipërisë, të fituar me rezultatin 0 me 1, si dhe në atë ndaj Hungarisë, në shtatorin e vitit 2021, ku fituam po me rezultatin, 0 me 1, falë golit të Armando Brojës. /i.m /abcnews.al