Profesori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Zeb Bytyçi foli për situatën në veri të Kosovës dhe kërcënimet e Serbisë për shtim të trupave pranë kufirit. Ai tha se Serbia nuk dëshiron t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën për shkak se Beogradi është toleruar nga vendet perëndimore.
Sipas tij, vendet Perëndimore duhet të jenë të ashpra dhe të qarta karshi Serbinë, pasi në të kundërt shtohet rreziku të kryejë edhe sulme të tjera jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë Hercegovinë.
“Arsyeja se pse Serbia nuk i tërheq trupat është se nuk ka marrë kritika nga perëndimi dhe është mësuar me këtë gjendje dhe me këtë tolerancë të madhe. Për shkak të kësaj qasje tolerante, ka ardhur deri tek sulmi në Kosovë, prandaj nëse nuk ka qasje të prerë nga perëndimi ndaj Serbisë, atëherë rriten gjasat për një sulm tjetër, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, sidomos në Bosnjë, që është në përputhje me interesat e Rusisë për ta tërhequr vëmendjen nga Ukraina”, tha ai në “Ballkan Update”./n.m.abcnews.al