Izraeli anulon dy sfidat e tetorit kundër Zvicrës dhe Kosovës.
Një lojtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë.
Lufta në Izrael ka goditur edhe futbollin. Ashtu siç pritej, UEFA ka pranuar kërkesën e federatës izraelite për të anuluar ndeshjet e tetorit kombëtares në eliminatoret e Euro 2024, kundër Zvicrës dhe Kosovës.
Por nëse sfidat mund të rikuperohen në data të tjera, tragjike janë humbjet e jetës.
Kështu, mediat izraelite raportojnë se mes qindra personave që kanë humbur jetën është edhe futbollisti Lior Asulin.
Po ashtu, I plagosur rëndë ka mbetur një tjetër futbollist, identiteti i të cilit nuk është zbuluar./abcnews.al