Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur në Rolling Hills.
Ata kanë nisur prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë të njohur të kryeqytetit.
Ndërkohë, nga pamjet e siguruara nga ABC News, vihen re momentet kur po prishen ndërtimet dhe qytetarë të shumtë të mbledhur rreth tyre.
Kujtojmë që Rolling Hills është një nga zonat më të njohura në periferi të Tiranës, e përbërë nga një numër i madh vilash dhe shumë e populluar./abcnews.al