Lezhë/ Braktisi furgonin me të cilin po transportonte 29 emigrantë nga Siria, identifikohet dhe shpallet në kërkim kosovari

schedule13:06 - 9 Tetor, 2023

schedule 13:06 - 9 Tetor, 2023

Policia e Lezhës, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin kosovar, i cili u kap duke transportuar 29 emigrantë nga Siria.

57-vjeçari shfrytëzoi errësirën, për të braktisur furgonin me të cilin po transportonte emigrantët.

Nga hetimet rezultoi se transporti po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Njoftimi i policisë:

Milot, Lezhë

Organizohet operacioni policor i koduar “Korsia”, për goditjen e një rasti të transportimit të emigrantëve, për të kaluar kufijtë drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 57-vjeçarin nga Kosova, i cili duke shfrytëzuar errësirën, braktisi furgonin me të cilin po transportonte 29 emigrantë nga Siria.

Nga hetimet rezultoi se transporti po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë dhe ata të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Korsia”, në kuadër të të cilit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi kosovar, 57 vjeç, banues në Kosovë.

Në Milot, Policia konstatoi se 57-vjeçari transportonte, me një furgon, drejt Kosovës, 29 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin kufirin, ilegalisht. Nga hetimet rezultoi se kjo veprimtari kriminale po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

Shtetasi ka braktisur furgonin, sapo ka parë shërbimet e Policisë, dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al