Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, rreth 2500 të vdekur deri më tani

schedule09:15 - 9 Tetor, 2023

schedule 09:15 - 9 Tetor, 2023

Më shumë se 2,445 njerëz janë vrarë nga tërmeti i fuqishëm dhe pasgoditjet e së shtunës në Afganistan, tha qeveria talebane të dielën, tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur vendin.

Më shumë se 1300 shtëpi u shkatërruan të shtunën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3, i cili u pasua nga tetë pasgoditje. Tërmeti goditi zonat që ndodhen 30 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit, në pjesën perëndimore të vendit, sipas autoriteteve afgane.

Një pasgoditje e re me magnitudë 4.2 ndodhi në të njëjtën zonë rreth orës 07:00 të dielën në mëngjes, sipas institutit gjeodinamik amerikan USGS. Lëkundjet janë ndër më vdekjeprurësit në botë këtë vit, pas atyre në Turqi dhe Siri që vranë rreth 50,000 njerëz në shkurt.

Sipas burimeve, 9240 persona janë lënduar nga tërmetet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!