Dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në Gaza ndërsa Forcat e Mbrojtjes izraelite vazhdojnë të synojnë pozicionet e Hamasit në Rrip. Kështu deklaroi të dielën Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA).
“Numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë është rritur ndjeshëm gjatë natës. Gati 74,000 njerëz të zhvendosur janë tani në 64 strehimore të UNRWA-s, me numra që ka gjasa të rriten ndërsa bombardimet e forta dhe sulmet ajrore vazhdojnë duke përfshirë zonat civile,”, thuhej në deklaratë, shkruan CNN.
Deklarata gjithashtu vuri në dukje se një “shkollë e UNRWA që strehon familjet e zhvendosura në Rripin e Gazës u godit sot.
Shkolla, ku strehoheshin më shumë se 225 njerëz, u dëmtua rëndë, por nuk u raportua për viktima./abcnews.al