Ndryshon lista e Kombëtares U-21, largohen Preka e Berisha, Bushi afron Gjinin e Selimajn

schedule18:00 - 8 Tetor, 2023

schedule 18:00 - 8 Tetor, 2023

Ka ndryshime në listën e Kombëtares U-21, e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në dy sfidat kualifikuese. Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mbrojtësin e Genoa-s Elmando Gjini. Sakaq, edhe sulmuesi Dion Berisha nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy takime, teksa do të zëvendësohet nga Ermir Selimaj.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka nisur sot grumbullimin në Durrës dhe të mërkurën e 11 tetorit do të udhëtojë drejt Finlandës. Takimi i parë i kuqezinjve është pikërisht ai ndaj vendasve të Finlandës më 13 tetor. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, që do të luhet në stadiumin ‘Arena Egnatia’. /FSHF