“Aspirinat” kërkojnë kreun e tabelës, publikohen formacionet e sfidës Bayer Leverkusen-Koln

schedule14:41 - 8 Tetor, 2023

schedule 14:41 - 8 Tetor, 2023

Në orën 15:30, “aspirinat” e Bayer Leverkusen do të presin në “BayArena” rivalët e Koln, në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku kërkohët vetëm fitorja.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Xabi Alonso i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur finlandezi Hradecky e para tij, Kossounou, Tah e Tapsoba. Në krahët e mesfushës janë Grimaldo e Frimpong, ndërsa qendra mbulohet nga Palacios e Granit Xhaka. Më të avancuar në mesfushë janë Hofmann e Florian Ëirts, ndërsa në sulm është vendosur i vetëm “bomberi” nigerian, Victor Boniface.

Në krahun tjetër, tekniku Steffen Baumgart e ka pozicionuar skuadrën e tij në fushë me formacionin 4-1-3-2, ku në portë është vendosur Schwabe e Carstensen, Hubers, Chabot e Paqarada. Para mbrojtes është pozicionuar Huseinbasic, ndërsa më të avancuar janë Kainz, Martel e Ljubici. Ndërkaq, në majën e sulmit është pozicionuar dyshja Selke-Alidou. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: