Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti në Afganistan/ Rritet numri i viktimave, rreth 10 mijë të tjerë të plagosur

schedule10:33 - 8 Tetor, 2023

schedule 10:33 - 8 Tetor, 2023

Është rritur numri  i  të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Afganistan, duke e çuar numrin e personave të pajetë në 2053, ndërsa  9200 janë plagosur. Ekipet e kërkim shpëtimit të ndihmuar nga banorët vendas vijojnë ende të kërkojnë nën rrënoja.

Lëkundjet e tokës me magnitudë 6.3 ballë, me epiqendër pranë të qytetit të Heratit, kanë shkatërruar dhe mbi 1300 shtëpi, duke lënë në qiell të hapur të mbijetuarit.

Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, të cilat po ashtu po përballen me një kapacitet përtej asaj që ofrojnë këto qendra. Gjatë natës janë raportuar për pas-lëkundje për këtë arsye afganët kanë preferuar të qëndrojnë në vende të hapura më të sigurta për ta.

Raportohet se ende ka persona nën rrënoja. Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive njoftuan se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut. Sipas të dhënave në provincën Herat, më të prekurit nga tërmeti që rezultoi fatal, jetojnë 1.9 milion banorë.

Pas lëkundjeve në qershor të vitit të kaluar ku humbën jetën 1000 persona, Afganistani duhet të përballet me një tjetër sfidë akoma pa kapërcyer atë të mëparshmen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!