“Kërcënim themelor për shoqëritë e lira”, reagon NATO: Dënojmë ashpër sulmin në Gaza

schedule17:09 - 7 Tetor, 2023

schedule 17:09 - 7 Tetor, 2023

NATO përmes përfaqësuesit të tij Dylan White ka dënuar ashpër sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit.

Përfaqësuesi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me një postim në Platformën X deklaron se NATO dënon fuqishëm sulmet terroriste të Hamasit, duke theksuar se terrorizmi është një “kërcënim themelor për shoqëritë e lira dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet”.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e sotme terroriste të Hamasit kundër partnerit tonë të NATO-s, Izraelit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë të prekurit. Terrorizmi është një kërcënim themelor për shoqëritë e lira dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet ”, shkroi Dylan White në Platformën X.

Kujtojmë që deri tani numri i viktimave ka shkuar në 198, ndërsa të plagosur janë mbi 1600 persona.

Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit./abcnews.al