RRIPI I GAZËS- Me kalimin e orëve sa vjen dhe rritet dhimbja nga numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ma raketa në Rripin e Gazës.
Qeveria izraelite ka konfirmuar se numri i izraelitëve të vrarë deri tani ka shkuar në 198, ndërsa të plagosur janë 1610 persona.
“Më shumë se 750 izraelitë janë plagosur”, thanë autoritetet, raportojnë mediat e huaja. Numri i viktimave dhe i të plagosurve me gjasë mund të rritet, pasi vijojnë përplasjet e armatosura mes Izraelit dhe Palestinës.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu më herët iu drejtua kombit me një video të platformën “X”, duke thënë se vendi është në luftë dhe se armiku do të paguajë çmim të shtrenjtë për sulmin me raketa.
“Armiku ynë do të paguajë një lloj çmimi që nuk e ka ditur kurrë”, tha Netanyahu në një deklaratë. /abcnews.al