Ukraina ka shprehur solidaritetin me Izraelin pas sulmeve të Hamasit nga Gaza.
“Ukraina dënon fuqishëm sulmet terroriste të vazhdueshme kundër Izraelit, duke përfshirë sulmet me raketa kundër popullatës civile në Jerusalem dhe Tel Aviv”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës.
“Ne shprehim mbështetjen tonë për Izraelin në të drejtën e tij për të mbrojtur veten dhe popullin e tij.”