Kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell në një deklaratë tha se Bashkimi Evropian dënon sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe shprehu solidaritetin e tij për popullin izraelit.
“Ne po ndjekim me ankth lajmet nga Izraeli. Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit. Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë”, tha ai në një postim në Platformën X.
“BE shpreh solidaritetin e saj me Izraelin në këto kohë të vështira,” shtoi ai.