Izrael, turisti thyen statujat romake në muze ‘sepse ishin pagane’

schedule19:59 - 6 Tetor, 2023

schedule 19:59 - 6 Tetor, 2023

Një turist amerikan u arrestua në një muze izraelit pasi hodhi dy statuja romake në dysheme, duke bërë që ato të thyheshin. Vandalizmi ka ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë e ekspozitave antike në një kohë kur akte të tilla janë në rritje në vend.

Fotot e vandalizmit tregojnë një kokë mermeri të perëndeshës Athena, e shtrirë në dysheme, e cila ka rënë nga piedestali. Një statujë tjetër u copëtua kur edhe ajo ra në dysheme. Statujat e dëmtuara, sipas muzeut, janë restauruar, por autoritetet nuk pranuan të japin një shifër për koston e dëmit.

Sipas policisë, përgjegjës për vandalizmin është një turist amerikan hebre 40-vjeçar. Gjatë marrjes në pyetje, ai pretendoi se i kishte thyer statujat sepse i konsideronte “pagane dhe në kundërshtim me Torën”. Tevrati, në judaizëm, përmbledh mësimet që Moisiu u dha hebrenjve në Pentateukun, por edhe në traditat gojore të regjistruara më vonë në Talmud dhe Midrash që janë pjesë e Ligjit hebre.

Megjithatë, avokati i burrit, Nick Kaufman, mohoi se klienti i tij ka vepruar për fanatizëm fetar. Në vend të kësaj, ai pretendoi se burri vuan nga një çrregullim mendor i njohur si ” Sindroma e Jerusalemit” . Është një formë çorientimi që besohet se shkaktohet nga “magnetizmi fetar” i qytetit dhe thuhet se i bën pelegrinët e huaj të besojnë se janë figura nga Bibla. Në këtë kuadër, i pandehuri është urdhëruar t’i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik.

Vandalizmi vjen pas një sërë sulmesh nga hebrenjtë ndaj veprave të lashta të artit në Jerusalem muajt e fundit. Në shkurt, një turist hebre amerikan vandalizoi gjithashtu një statujë të Jezusit në një vend pelegrinazhi të krishterë në Qytetin e Vjetër, ndërsa në janar, adoleshentët hebrenj prishën gurët e varreve historike të krishterë në një varrezë të Jeruzalemit.