Suedia kërkon anëtarësimin në NATO në këmbim të dërgimit të aeroplanëve në Ukrainë

schedule19:08 - 6 Tetor, 2023

schedule 19:08 - 6 Tetor, 2023

Suedia do t’i dërgojë ukrainasve një paketë të re mbështetjeje ushtarake me vlerë 199 milionë dollarë, e cila përbëhet kryesisht nga municione artilerie.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson tha në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura duhet të raportojnë deri më 6 nëntor mbi potencialin e dërgimit të aeroplanëve, Jas Gripen në Ukrainë pasi qeveria u kërkoi atyre të vlerësonin çështjen, shkruan Reuters.

Por, ai përsëriti se për arsye të sigurisë së brendshme, Suedia do të duhet të bëhet anëtare e NATO-s përpara se të mund të dorëzojë ndonjë aeroplan luftarak.

Suedia shpreson t’i bashkohet aleancës së mbrojtjes së NATO-s së shpejti, megjithëse pranimi i saj është vonuar nga vendet anëtare si Turqia dhe Hungaria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!