Dy vëllezër nga Malësia e Madhe janë shpallur në kërkim për kultivim droge. Policia kishte siguruar informacion se këta dy shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, në pronën që kishin në fshatin Vuksanaj.
Shërbimet e policisë kryen kontrolle në banesën e këtyre shtetasve dhe në zonën përreth. Në një miniparcelë në afërsi të banesës, u gjetën 70 bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, ndërsa në ambientet e banesës, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al