Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të ecim bashkë drejt rrugës së BE”, Baerbock në Tiranë: Ka ardhur koha të mbajmë premtimet që kemi dhënë

schedule13:47 - 6 Tetor, 2023

schedule 13:47 - 6 Tetor, 2023

“Të ecim bashkë drejt rrugës së BE, ka ardhur koha të mbajmë premtimet që kemi dhënë”, kështu u shpreh ministrja e jashtme gjermane në Tiranë, në përfundim të takimit në kuadër të procesit të Berlinit.

“Shqipëria ka mbërritur e sigurtë në familjen tonë europiane Gjërmania do të derdhë 300 mijë euro. Duke hapur kështu një rrugë të pajtimit sic e kemi bërë në shekujt e fundit. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi në kuadër të tregut rajonal. Bëhet fjalë për gjëra konkrete në jetën e tyre të përditshme. Të rinjtë pa qenë nevoja të investojnë mund të vizitojnë njëri tjetrin.

Marrëveshjet të shkojnë në dobi të qytetarëve të Ballanit Perëndimor, jemi duke zgjeruar partneritetin për klimën. Kjo si një pjesë e unionit energjitik. Duam të ecim krah për krah me ju në rrugën drejt BE. Lipsen reforma në rajon, që ne të përpiqemi brenda BE të mbajmë premtimet që kemi dhënë para shumë kohësh” tha ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!