Roja bregdetare spanjolle shpëtoi 262 emigrantë në bordin e tre anijeve të destinuara për në Ishujt Kanarie në orët e para të mëngjesit, ndërsa përpjekjet për të kaluar nga brigjet e Afrikës në Europë po rriten.
Italia dhe Spanja kanë shprehur shqetësimin për rritjen e emigracionit të paligjshëm muajt e fundit në ishujt italianë dhe spanjollë në Mesdhe dhe Atlantik respektivisht.
Madridi ka deklaruar se nuk mund tia dalë dot të merret me emigracionin e paligjshëm pa ndihmën e Bashkimit Europian. Autoritetet spanjolle thanë se kishin dërguar 103 nga 262 të shpëtuarit në ishullin El Hierro, pas mbërritjes së 1200 emigrantëve në gjashtë ditët e fundit.
Emigrantët e tjerë u dërguan në Tenerife dhe Gran Canaria. Sipas autoriteteve spanjolle, migrantët vijnë nga Afrika Sub-Sahariane.
Mbërritja e emigrantëve në Spanjë është rritur me një të pestën deri më tani këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Më shumë se 3,500 mbërritën në Ishujt Kanarie muajin e fundit për shkak të kushteve të mira të motit.
/abcnews.al