Një pilot 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë uljes së avionit. Pamjet e kamerave kapën momentin tronditës kur një avion u rrëzua në ulje në një aeroport në Brazil.
Dy persona humbën jetën, piloti dhe një nga punonjësit e terminalit, ndërsa 2 pasagjerët mbijetuan.
Piloti i avionit, Fernando Cavajata humbi jetën menjëherë. Juan Jaramijo, një shtetas venezuelian 62-vjeç, humbi jetën kur një pjesë e motorit e goditi pranë terminalit.
Dy të mbijetuarit, Adelar Jakobowski, 55 vjeç dhe Valdir Jakoboëski, 52 vjeç, arritën të dilnin nga avioni.
Ata u dërguan me urgjencë në një spital privat.
/abcnews.al