Roma ka fituar me pokër mbrëmjen e sotme ndaj Servette.
Lukaku hapi serinë e golave në minutën e 21’, ndërsa më pas Belotti me dy të tijët dhe Pellegrini fundosën ekipin e Servette. Me këtë fitore, Roma renditet tashmë në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Slavia Prague që kryeson grupin, ku morën një fitore monstruoze me shifrat 6-0 ndaj Sherff Tiraspol.
Liverpool ka marrë një fitore 2-0në shtëpi ndaj Royale Union. Autori i golit ishte Gravenberch në pjesën e parë, ndërsa golin e sigurisë Liverpool e shënoi me Diogo Jota në fundin e sfidës. Tre pikët e marra sot çojnë anglezët në vendin e parë me 6 pikë.
Legia e Muçit ka humbur në Holandë ndaj AZ Alkmaar me shifrat 1-0. Të dyja skuadrat ndodhen me tre pikë në grupin e tyre përkatës të Conference League.
Fiorentina ka barazuar në çastet e fundit në Firence ndaj Ferencvaros, pasi “La Viola” shënoi me Ikone golin e rezulatit 2-2. Italianët ndodhen në vendin e tretë me 2 pikë./ h.ll/abcnews.al
Ja të gjitha rezultatet e sfidave në Europa dhe Conference League: