Minxhozi: Basha, një njollë e tkurrur në parlament. Nuk është ai problemi i PD-së

schedule20:27 - 5 Tetor, 2023

schedule 20:27 - 5 Tetor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi theksoi se Lulzim Basha, të cilin e konsideroi si një njollë të tkurrur në parlament, nuk është problem kryesor i PD-së. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai shtoi se Berisha dhe Basha, për të cilët thotë se e dinë që nuk fitojnë dot, po e mbajnë peng partinë.

“Ajo dilemë morale është epiqendra e problemit të PD, që nuk është në vetvete Basha, i cili përbën më një faktor relevant në politikë. Është një njollë e tkurrur në maksimum në parlament dhe nuk dihet nëse do të marrë ndonjë deputet në zgjedhjet e ardhshme. Këtu duhet ta mbyllin kapitullin Basha dhe të mos i japim më shumë hapësirë se sa meriton. Ka një gjë kur një numër figurash politike krijojnë një entitet, si grupi më i madh kundërshtar i Bashës, që ka brenda emra dhe karrierë, gjendet mundësia dhe votat merren.

Hapësira merret me dhunën e kartonit ose edhe me peshën politike që krijojnë kjo bashkësi. Nuk është Basha problemi i politikës së sotme, nuk përbën një person i parëndësishëm një problem të pandreqshëm. Basha konsiderohet si një hiç që nuk ka asnjë njerëz pas, që nuk merr as vota, nuk futet dot as në Kukës për të garuar, do t’i marrë gjërat me firmë dhe vulë. Në frazën e dytë kur i kthehet njëjti grupim gjetjes së shkaqeve dhe rrënjëve të problemit që ka sot opozita, ky Basha është i lidhur me Ramën. Tani ose ky nuk vlen ose ky vlenka pak më tepër por na leverdis të themi kështu, problem është diku tjetër”, theksoi Minxhozi/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!