Një 42 vjeçare nga Maqedonia e Veriut është konstatuar e vetme në rrugë pranë bashkisë së Tiranës. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 42 vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./abcnews.al