Sulmi me dron në Siri/ Shkon në 60 numri i viktimave

schedule17:03 - 5 Tetor, 2023

schedule 17:03 - 5 Tetor, 2023

Të paktën 60 persona u vranë sot në një sulm me dron në një akademi ushtarake në Homs, Sirinë qendrore, ndërsa po zhvillohej një ceremoni e promovimit të oficerëve, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në vlerësimin e tij të fundit të sulmit.

Mes të vdekurve ka personel ushtarak dhe të paktën 9 civilë, sipas Observatorit.

“Organizatat terroriste synuan një ceremoni të promovimit të oficerëve në akademinë ushtarake të Homsit duke përdorur drone të ngarkuar me eksploziv menjëherë pas përfundimit të ceremonisë”, tha më herët ushtria siriane.

Ushtria tha se do të “përgjigjej me vendosmëri” ndaj “këtij sulmi terrorist frikacak dhe të paprecedentë”. Organizatat xhihadiste që kontrollojnë pjesë të territorit sirian ndonjëherë përdorin drone të armatosur.