Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, do të përfundojë në muajin janar me një variant i cili do të respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ai nuk ka dhënë detaje por u shpreh i bindur se brenda muajit janar do të kishte një marrëveshje dhe se po punohet që varianti i cili do të dorëzohet në parlament do të pranohet nga të gjithë deputetët, qytetarë te Kosovës por dhe miqtë e vendit. Sipas tij, nga ky proces asnjë vend nuk del i humbur, përkundrazi Kosova dhe Mali i Zi do të dalin edhe më të fuqishëm në marrëdhëniet e tyre ndërshtetërore./abcnews.al
Zv/kryeministri i Kosovës premton se demarkacioni me Malin e Zi do të miratohet në janar
schedule11:54 - 24 Dhjetor, 2017
schedule 11:54 - 24 Dhjetor, 2017