Bateritë litium-jon janë ende objekt i kërkimeve të vazhdueshme, në një përpjekje nga ekspertët për të përmirësuar performancën e pajisjeve.
Si pjesë e këtyre përpjekjeve, studiuesit në Universitetin Dalhousie në Kanada kanë zbuluar një zgjidhje të re me kosto efektive për të zgjatur jetën e baterisë.
Ata zbuluan se shiriti polietileni tereftalat (PET), i cili mban të gjithë përbërësit e baterisë së bashku, është i ndjeshëm ndaj shpërbërjes për shkak të reaksioneve kimike brenda baterisë. Kjo jo vetëm që redukton kapacitetin e baterisë me kalimin e kohës, por gjithashtu rezulton në humbje të konsiderueshme të energjisë kur nuk përdoret.
(PET) me shirit polipropileni (PP) si material lidhës për montimin e qelizave të baterisë.
Rezultatet ishin mbresëlënëse – rezultoi se performanca e një baterie të tillë u përmirësua me 10%, ndërsa shkarkimi kur bateria nuk ishte në përdorim u zvogëlua deri në 70%.
Edhe pse ky hulumtim duhet të konfirmohet sërish, fakti që shiriti PP kushton pothuajse njësoj si shiriti PET i përdorur deri më tani, mund të sjellë një “revolucion” të vogël të vërtetë në fushën e elektronikës, shkruan uebfaqja Android Headlines.
Potenciali për të zgjatur ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë dhe për të reduktuar vetë-shkarkimin, së bashku me kosto-efektivitetin, mund të inkurajojë markat kryesore që të miratojnë shpejt shiritin PP, duke zgjatur kështu jetën e pajisjeve të reja.