A duhet t’i jepet një shans Bashës? Kokalari: Është larg Berishës, por rikthimi i tij nuk mjafton. Opozita është shumë e dobët

schedule21:15 - 4 Tetor, 2023

schedule 21:15 - 4 Tetor, 2023

Aktivistja politike, Evi Kokalari theksoi gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story” se rikthimi i Lulzim Bashës në PD nuk mjafton ndonëse tashmë është larg ‘hijes’ së Sali Berishës. Ajo thotë se opozita është e dobët dhe në skenën politike po dalin kundërshtarë të rinj.

“E kam thënë se duhet t’i jepet një shans sepse kam idenë se ku është i vetmi rast që është larg Berishës. E besoj se është larg çadrës së Berishës, por kjo s’do të thotë se do të jetë i suksesshëm por që ky është Basha, është vetja e vet, sepse nuk e ka më influencën e Berishës.

Kisha idenë se vetëm hija e Berishës e ndikonte ndërsa tani nuk është më në atë. Por prapë kthimi i Bashës nuk mjafton. Opozita është shumë e dobët, është hedhur në tokë në çdo pikëpamje, në cilëndo anë, kemi elementë të tjerë që kanë ngritur kokën dhe po bëjnë zhurmë dhe që po mundohen të marrin një lloj vote. Po tërheqin pak votën e demokratëve ose elektoratit gri.

Kur ke një përçarje të këtij lloji, dikush do të dalë dhe do të përfitojë nga rasti. Kur e shoh në këtë far feje, dhe e shikoj që sa keq po shkon, pavarësisht se kur flas me individë që kanë qenë në politikë dhe sa më shumë eksperiencë kanë ata, aq më shumë më dekurajojnë mua që mund t’ja dal.“, u shpreh Kokalari.

Ajo theksoi se ka për qëllim shkatërrimin total të sistemit aktual, ku të përfshihen të gjithë Rama, Berisha, Meta por edhe Basha.

“Basha po merret me rindërtimin e degëve por e di që nuk e ka mbështetjen momentalisht. Foltorja është e përçarë dhe e shpërndarë por qëllimi i vetëm është shkatërrimi total i sistemit dhe më pas fillon rindërtimi sepse ndërgjegjëson dhe inkurajon njerëzit se mund ta shkatërrojmë këtë. “, shtoi ajo./abcnews.al