Sllovakia forcon kontrollet kufitare me Hungarinë për shkak të emigrantëve

schedule15:15 - 4 Tetor, 2023

schedule 15:15 - 4 Tetor, 2023

Sllovakia njoftoi këtë të mërkurë se do të rivendosë kontrollet kufitare në kufirin me Hungarinë për të reduktuar numrin në rritje të emigrantëve në territorin e saj, ku në shtator të këtij viti u regjistruan më shumë emigrantë të paligjshëm sesa në të gjithë vitin e kaluar.

Siç njoftoi ministria e Punëve të Brendshme sllovake pas mbledhjes së sotme të qeverisë, masa do të hyjë në fuqi dhe do të zgjasë deri më 14 Tetor. Ministria theksoi se vendosja e kontrollit në kufirin me Hungarinë “korrespondon me kërcënimin aktual dhe varet nga zhvillimi i situatës së sigurisë”.

Këtë vit, i ashtuquajturi migrim transit dytësor nga rruga e Ballkanit Perëndimor, kontribuoi veçanërisht në migrimin e paligjshëm në Sllovaki, sipas mediave sllovake. Sllovakia ka regjistruar 39.688 migrantë të paligjshëm nga fillimi i këtij viti deri më 1 tetor, që është 11 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Vetëm në shtator të këtij viti kemi regjistruar më shumë migrantë të paligjshëm se gjithë vitin e kaluar”, njoftoi ministria e Brendshme sllovake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!