Kosova, PS e grupimi i Bardhit dënojnë ngjarjet në Veri/ Në Kuvend mbërrijnë dy rezoluta

schedule10:43 - 4 Tetor, 2023

schedule 10:43 - 4 Tetor, 2023

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e një projekt-rezolute, “për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e rajon”.

Kjo kërkesë e dorëzuar në Kuvendi mban datën 2 tetor dhe është firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Blendi Çuçi.

Partia Socialiste e konsideron” akt terrorist” vrasjen e Policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa mbështet të gjitha veprimet e qeverisë së Kosovës në raport me ngjarjen.

Teksa bën thirrje për dënimin e Serbisë për këtë ngjarja, PS-ja kërkon një shtim të trupave të KFOR në pjesën e veriut.

Pak ditë më parë edhe kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar miratimin e një rezolute, përmes së cilës të bëhet thirrje për dënimin e aktit të sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës./ n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!