Juristi Jordan Daci, i ftuar në studion e “Real Story” ka deklaruar se sistemi pësoi një goditje të fortë nga Reforma në Drejtësi.
Sipas tij, kjo është hera e parë ku drejtësia prodhon padrejtësi dhe ndoshta kjo duhet t’u shërbej gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Sistemi i drejtësisë pësoi një goditje të fortë nga reforma, sepse pësoi goditje në burime njerezore. Pra, nuk po diskutojmë e meritojnë apo nuk e meritojnë, një pjesë e madhe e kanë merituar të ikin, edhe kur ka pasur një pjesë ku nuk duhet të ikni dhe kanë ikur gabim. Megjithatë, si çdo reformë, kjo është hera e parë ku drejtësia prodhon padrejtësi dhe ndoshta kjo duhet t’u shërbej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që sa të jenë në detyrë që kur të dënojnë të tjerët mund të bëjnë dhe ata padashje padrejtësi. Edhe duhet të rrisin dozën e kujdesit ndaj njerëzve dhe humanizmit. Problemi është shumë i thjeshtë. Mendoj që përveç SPAK-ut që do bëj detyrën e vetë, duam apo s’duam ne, sepse është i detyruar ta bëj dhe ka tregues që mund ta bëj dhe pse është në gjysmën e asaj që ne presim prej tyre. Mendoj që një zgjidhje më e madhe është zgjidhja politike. Në qoftë se Shqipëria nuk do të ndahet nga një trashëgimi e yndyrë 30 vjeçare në të gjitha parametrat pa përjashtim, unë mendoj që këto që vuajmë ne janë proces i kësaj trashëgimie”, tha Daci./abcnews.al