Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, mezosopranoja, Ivana Hoxha e ka cilësuar rolin e Amnerisit si rolin e jetës, pasi iu ofrua në kohën e duhur.
“Ndoshta që nga ato role që realisht ka vështirësi vokale. Është në limitet e një mezosopranoje. Ishte sfida ime për të kënduar këtë rol. Ishte tamam në kohë dhe në moshën e duhur, sepse më përpara nuk mund ta bësh sepse është një rol që do një lloj pjekurie, jo vetëm vokale, por dhe artistike”, tha ajo.
Sa i përket veprave të Xhuzeve Verdit, Hoxha i konsideroi si të preferuarat e saj. Madje, zbuloi se kur ka interpretuar në njërën prej tyre, është hasur dhe me një ‘kleçkë’, pasi dilte jashtë për të studiuar sepse i biri ishte shumë i vogël.
“Aty ka pasur një vështirësi, një kleçkë pak të vogël. Sapo kisha lindur djalin tim të vogël Jon dhe kur kam kënduar veprën, ai ishte vetëm 5 muajsh. Më duhet të dilja të studioja kur ai ishte foshnje fare, sepse sigurisht tani nuk i bëjmë në shtëpi më vokalicat sepse janë të dy të vegjël, njëri tre e gjysmë, ndërsa tjetri 17 muajsh”, shtoi artistja./abcnews.al