OKB: Misioni në Karabak kaloi pa dhunë kundër civilëve armenë

schedule08:23 - 3 Tetor, 2023

schedule 08:23 - 3 Tetor, 2023

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se misioni që vizitoi Karabakun në Azerbajxhan nuk mori raporte për dhunë kundër civilëve armenë dhe për dëmtime në infrastrukturën civile.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se misioni ishte në rajon këtë fundjavë për të vlerësuar situatën në terren dhe për të identifikuar nevojat humanitare të njerëzve të mbetur dhe të atyre që janë në lëvizje.

Dujarric tha se vizita e misionit, i cili përfshinte përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHRC) dhe Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), erdhi më kërkesë të qeverisë së Azerbajxhani.

Ai njoftoi se misioni po ashtu vëzhgoi pikën e kontrollit kufitar në Lachin dhe Khankendi.

“Ata nuk panë dëmtime në infrastrukturën publike civile, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe banesat ose infrastrukturën kulturore e fetare. Megjithatë, asnjë lokal nuk dukej i hapur. Misioni pa që qeveria e Azerbajxhanit po përgatitej për rifillimin e shërbimeve shëndetësore dhe disa shërbimeve bazë në qytet”, tha Dujarric.

Ai gjithashtu tha se misioni nuk ka hasur në asnjë raportim të dhunës kundër civilëve armenë, as nga popullata vendase, as nga të tjerët. Zëdhënësi i OKB-së gjithashtu tha se ekipi i OKB-së u takua me përfaqësuesit e komunitetit armen në rajon. Ai theksoi rëndësinë e ri-ndërtimit të besimit në rajon dhe se të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje për këtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!