Të paktën 10 emigrantë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi një kamion mallrash që i transportonte në mënyrë klandestine u përmbys në një autostradë në jug të Meksikës.
Aksidenti ndodhi herët të dielën në shtetin meksikan të Chiapas pranë kufirit me Guatemalën.
Një burim në zyrën e prokurorit i cili foli në bazë të anonimitetit i tha agjencisë së lajmeve AFP se viktimat ishin nga Kuba dhe të gjitha ishin gra, duke përfshirë një të mitur.
Incidenti ndodhi në një pjesë të autostradës përgjatë bregut të Paqësorit midis qyteteve Pijijiapan dhe Tonala, ku njerëzit shpesh udhëtojnë ndërsa përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al