Seanca e sotme nuk parashikohet të miratojë ndonjë ligj, pasi është një seancë tërësisht e dedikuar zgjedhësve.
Gazetarja Esiona Konomi raportoi se kjo vjen pas një jave të gjelbërt, e quajtur e tillë pasi në Tiranë ligjvënësit nuk kishin punë parlamentare, por duhet të kishin qene pas zgjedhësve. Një takim që bëhet një herë në muaj dhe seanca e sotme ka vetëm 4 orë debate dhe probleme që janë evidentuar gjatë takimeve me zgjedhësit. Por sa herë ka pasur një seancë të tillë në Kuvend ka përfunduar një debat për hallet e Partisë dhe jo për hallet e zgjedhësve.
Ajo çfarë presim sot gjatë një seance ku mungon kryeministri Rama është më së shumti një episod i telenovelës së demokratëve që përplasen me njëri-tjetrin dhe me socialistët për drejtimin e PD dhe për kryesinë e Grupit Parlamentar Demokratë. Kjo është e vetmja çështje që presim të nxehë grupin parlamentar./abcnews.al

