Këtë të hënë janë rindezur vatra të reja zjarri në Radostinë-Vadhizë, Kallm dhe Sheq i Madh
Në një lidhje live, gazetarja Valbona Davidhi raportoi se vatra e zjarrit më e rëndësishmja është ajo në Pishë Poro. Në këto momente që flasim, avionët, të cilët mbërritën mëngjesin e sotëm drejt shuarjes së flakëve, janë duke shkarkuar sasitë e ujit.
Por koha nga njëra shkarkesë në tjetrën është disi e gjatë sepse kemi të bëjmë me një distancë të gjatë.
“Sikurse më konfirmoi Perfekti i Fierit, distanca që përshkojnë avionët është deri në Korfuz. Nga kontaktet që pata me ekipet në Pishporo është normalizuar situata, ndërsa në Darëzezë është normalizuar që në orët e mëngjesit”, theksoi Davidhi.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se nuk është e zakonshme që të kemi zjarre në këtë periudhë.
“Kjo është një vatër shumë e vështirë. Për çudi, në fund të sezonit, sot ka hyrë tetori dhe nuk është e zakonshme që në këtë periudhë të kemi zjarre, temperaturat nuk favorizojnë. E veçanta është që në këto zona, favorizo era. Është bimësia që e disavantazhon këtë vatër. Sot që flasim, vatrat janë të fjetura, por shumë të rrezikshme. Ka forca zjarrfikse nga shumë bashki, janë 500 trupa që janë aktivizuar. Mbi 30 zjarrfikëse, për momentin vigjilojnë 11”, u shpreh Peleshi./abcnews.al