Barcelona dhe Lamine Yamal thuhet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Talenti ka befasuar të gjithë me cilësitë e tij, ndaj klubi katalanas po e blindon atë me një marrëveshje të re.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Yamal do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Klauzola e tij e lirimit do të jetë në shumën e një miliard euro, ndërsa njoftimi pritet brenda 24 orëve të ardhshme.
Kontrata e re thuhet se ishte nënshkruar që nga muaji korrik i këtij viti, ndërsa Barcelona nuk mund t’i ofronte atij edhe më shumë vite, për shkak se është vetëm 16-vjeçar.
Natyrisht se ky është një lajm fantastik për klubin, pasi Lamine tashmë është pjesë e skuadrës së parë dhe po tregon më së miri atë që mund të bëjë./ h.ll/abcnews.al