Pas kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë për fikjen e zjarrit, Greqia i ka ardhur në ndihmë vendit tonë.
Shteti fqinj ka dërguar një avion për ndërhyrje nga ajri në vatrën në pyllin Pishporos.
Ndërkohë, ministri Niko Peleshi ka falenderuar fqinjët për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier.
Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, ka shkruar ai./abcnews.al