Inter fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Salernitana me shifrat 0-4, ku autori i të gjithë golave ishte argjentinasi zikaltër, Lautaro Martinez.
“El Toro”, me katër golat e shënuar ditën e djeshme, ka shkruajtur një faqe në historinë e Serie A duke u bërë i pari lojtar që shënon “poker” duke hyrë në fushën e lojës si zëvendësues.
Lautaro ka shënuar deri më tani 9 gola në 7 ndeshje të Serie A për këtë sezon për herë të parë në karrierën e tij.
Më mirë se Lautaro ka bërë argjentinasi Antonio Valentin Angelillo, i cili shënoi 14 gola në 7 ndeshje gjatë sezonit 1958-59./h.ll/abcnews.al