Kostoja gjithnjë e në rritje e banesave është bërë tashmë pan-europiane.
“Kemi frikë se do të mbetemi në rrugë në çdo moment!” tha Alcina Lourenço, një banore e Lisbonës e cila është goditur nga kriza e kostos së strehimit, të cilën qeveria portugeze nuk ka arritur ta trajtojë pavarësisht një sërë masash që njoftoi së fundmi.
Mijëra portugez, të cilët mendojnë se veprimet e qeverisë socialiste nuk janë të mjaftueshme, pritet të dalin sot në rrugët e Lisbonës dhe rreth 20 qytete të tjera të vendit për të demonstruar.
Nga njëra ditë në tjetrën, një 49-vjeçare tha se qiraja ishte rritur dhjetëfish, nga 30 në 600 euro. Në pamundësi për t’ia dalë, asaj iu kërkua të largohej nga apartamenti i saj, që ndodhet në qendër të kryeqytetit portugez, ku jeton që në moshën 6-vjeçare.
“Nuk di ku të shkoj!” ankohet gruaja që kujdeset për babain e saj 89-vjeçar, në karrocë dhe bashkëshortin e saj 61-vjeçar, i cili vuan nga kanceri.
Kriza e strehimit shpërtheu pasi Portugalia, nën kërcënimin e falimentimit, kërkoi ndihmë financiare ndërkombëtare në 2011.
Nga viti 2012 deri në vitin 2021 kostot e strehimit u rritën me 78% në Portugali, krahasuar me 35% në BE në tërësi, sipas hulumtimit të institutit portugez Francisco Manuel dos Santos.
/abcnews.al