SPAK nuk pranon dëshmitarët e Mediut/ Gjikondi: Personat që ka thirrur nuk kanë lidhje me ‘Gërdecin’

schedule18:25 - 29 Shtator, 2023

schedule 18:25 - 29 Shtator, 2023

Juristja Brizida Gjikondi thotë se ishte i pritshëm mos pranimi nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK)  të dëshmitarëve të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’.

Në një intervistë për ABC News, Gjikondi u shpreh se personat e thirrur nga Mediu nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Sipas saj, Mediu po luan politikisht për ta zvarritur këtë çështje.

“Ishte e pritshme. Është gjykata që vendos se kush do jetë lista zyrtare e zotit Mediu. Unë gjithmonë kam thënë se zoti Mediu po luan politikisht për ta zvarritur këtë çështje. Personat që ai ka thirrur për të dëshmuar, nuk kanë lidhje fare me  pasojat që solli demontimi i armëve në Gërdec, por ai merret me gjenezën. Por po të shikosh pjesën e parë të telenovelës tragjike të Gërdecit, por edhe të fundit, të gjitha janë në kurriz të qeverisë Berisha, të ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu dhe gjithë hallkave që ndihmuan që ky korrupsion që përfundoi në mënyrë tragjike, të ndodhte. E rithem, lista e tij është qesharake.

Asnjë juristi nuk i shkon në mendje që të thërrasë persona, gjeneralë të gradës së lartë në Amerikë, etj, kur kemi  një rezultat që ka sjellë pasoja tragjike dhe përfshihen titullarë të qeverisë shqiptare”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!