Prokurori Special, Naim Abazi ka thënë për mediat se aksioni i policisë mëngjesin e së premtes është zhvilluar kryesisht në pronat që janë evidentuar si të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Abazi tha se aksioni është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të gjykatës kompetente.
“Ky aksion është bërë me urdhër të Gjykatës, me kërkesë të kësaj Prokurorie në pesë lokacione të ndryshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës. Kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarit Milan Radoiçiç, ndërsa sa i përket rezultateve ose gjërat që kemi gjetur në këto lokacione, provat qoftë ato materale dhe ato sendeve të cilat ne konsiderojmë të sekuestrohen do t’ju njoftojmë me kohë pemës një kumtese nga zëdhënësësit e kësaj Prokurorie”, tha Abazi.
Më herët, policia e Kosovës njoftoi se operacioni po zhvillohet lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin, ku pas sulmit terrorist të serbëve mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë./abcnews.al