Tragjedia me 114 të vdekur në dasmën irakiane/ Çifti i të sapomartuarve i shpëtoi flakëve duke u fshehur në kuzhinë

schedule09:27 - 29 Shtator, 2023

schedule 09:27 - 29 Shtator, 2023

Videoja e re e tragjedisë me 114 të vdekur pas zjarrit që shpërtheu gjatë një dasme në Irak është bërë publike, duke nxjerrë në pah edhe një herë përmasat e tragjedisë.

Videoja nis me pamjet e të porsamartuarve duke kërcyer në pistën e vallëzimit, ndërsa rreth tyre janë ndezur fishekzjarre dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.

Në pamjet e mëposhtme, nga fishekzjarrët ka marrë flakë vendi dhe më pas është përhapur. Sipas Daily Mail, Haneen dhe Revan, të sapomartuarit, i kanë shpëtuar zjarrit teksa kanë arritur të fshihen në kuzhinë.

Familjarët që i kanë vizituar në spitalin ku po trajtohen për plagët kanë thënë se çifti është në gjendje të rëndë psikologjike.

Nga ana e tij, babai i dhëndrit tha për CNN se ai konsideron përgjegjës për tragjedinë pronarin e vendit ku u mbajt pritja: “Fajësoj pronarin e lokalit për atë që po ndodh sepse nuk kishte as zjarrfikëse dhe as masa”

Kujtojmë se tragjedia me 114 të vdekur dhe më shumë se 150 të plagosur ka ndodhur në qytetin Karakos, afër Mosulit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!