Të shtënat me armë në Roterdam/ Tre të vrarë, mes tyre nënë e bijë, arrestohet autori

schedule08:40 - 29 Shtator, 2023

schedule 08:40 - 29 Shtator, 2023

Policia në Holandë ka thënë se tre persona, përfshirë një vajzë 14-vjeçare, u vranë nga një student që hapi zjarr në një spital dhe një banesë në Roterdam. Një 32-vjeçar u arrestua të enjten pas të shtënave, të cilat filluan në një banesë dhe vazhduan në një qender mjekësore Erasmus aty pranë.

Autori i vetëm i armatosur hapi zjarr në të dy vendet, tha policia. Shefi i policisë së Roterdamit, Fred Ëesterbeke, tha se dyshuari qëlloi për vdekje një grua 39-vjeçare që jetonte në lagjen e tij dhe plagosi rëndë vajzën e saj 14-vjeçare. Vajza më vonë vdiq nga plagët e marra, tha policia.

Pasi i vuri flakën shtëpisë së gruas, personi i armatosur qëlloi për vdekje një mësues 46-vjeçar. I dyshuari është arrestuar në afërsi të spitalit. Policia e identifikoi të armatosurin e dyshuar si student në të njëjtin universitet mjekësor.

Policia tha se i dyshuari ishte arrestuar më parë në vitin 2021 me akuza për mizori ndaj kafshëve.

/abcnews.al