Analisti: Rama kërkon ngritjen e nivelit të dialogut Kosovë-Serbi, përfshirjen e Scholz dhe Macron

schedule16:47 - 28 Shtator, 2023

schedule 16:47 - 28 Shtator, 2023

Analisti Melazim Koci, gjatë intervistës për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, komentoi gjithashtu edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për sulmin në veri të Kosovës, kritikat ndaj qëndrimit të Brukselit, si edhe kërkesën për një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas analistit Koci, kryeministri Rama kërkon një nivel më të lartë të dialogut, pra përfshirjen e drejtpërdrejtë të iniciatorëve të planit franko-gjerman, të kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron si dhe sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“Mendoj që nga përmbajtja që ofron, ai kërkon ngritje të nivelit të këtij dialogu në nivel më të lartë, domethënë përfshirje të kancelarit Scholz, Macron. Supozoj dhe sekretarin Blinken dhe ashtu siç e ka shpjeguar në Prishtinë më parë, mbyllje të Kurtit dhe Vuçiç, Scholz, Macron dhe Blinken por ajo që dua të them është kjo Rama ka të drejtë por gabon kur përmend termin konferencë ndërkombëtare. Mendoj se sot e bëri pjesërisht këtë, nuk përdori termin konferencë ndërkombëtare por tubim ndërajonal dhe kjo është e pranueshme.

Problem kontestues është termi konferencë, sepse Kosova ka pasur konferencën e Rambujesë. Termin konferencë ka konotacionin e një çështje të pazgjidhur dhe në Kosovë ka drojë që nën këtë term të rihapet çështja e statusit të Kosovës. Ajo që Rama propozon është krejtësisht në rregull. Duhet vetëm riformulim. Ai sot e bëri.”, theksoi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!